Basha fton banorët e Bathores në protestë më 16 Shkurt

schedule13:02 - 30 Janar, 2019

schedule 13:02 - 30 Janar, 2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mërkurën takoi banorë të qarkut të Kamëz shqetësimet e të cilëve i dëgjoi nga afër. Me kreun e bashkisë Kamës Xhelal Mziu në krah, Valiasi ishte ndalesa e parë e kryedemorkatit i cili denoncoi mos shpërblimin e 700 familjeve të përmbytura një vit e gjysmë më parë.

Basha: “Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por paklujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës. 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it”.

Politikisht Partia Demokratike ka shteruar çdo mjet për zgjidhje, thekson Basha, ndaj tashmë i kërkon ndihmë qytetarëve.

Basha: “Sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë…. Ne i kuptojmë shumë mirë prioritetet e vendit dhe kemi zgjidhje konkrete për vendin”.

Takimin e vijoi në Bathore.

“Banesat na i fali Berisha, i mori ministria, për t’i legalizuar duan lekë, 42 mijë lekë metri katror. Ne s’kemi mundësi për t’i bërë, ai që nuk i bën do ti…”.

Basha: “Ju e mbani mend premtimin për legalizime falas”.

Vëmendjen banorët e Bathores ia tërhoqën edhe kryetarit të bashkisë Kamëz.

Qytetarja: “E kam burrin e sëmurë, pensionin nuk ja japin. Duan 600 mijë lekë ku t’i marr? E di kryetari, shkoj te Xhelali ai me mshefet, nuk më del”.

Xhelali: “Ka dy vjet që zyrat e punës i kanë dërguar tek ministria e jashtme, i duhen tre autobusa për të shku”.

Për problemet e shqiptarëve Partia Demokratike ka alternativën e saj, por fillimisht, thekson Basha, qytetarët duhet të bëhen bashkë për të hequr të keqen e përbashkët, kryeministrin e vendit Edi Rama. Për këtë i ftoi të gjithë të protestojnë krah tij më 16 shkurt në Tiranë./abcnews.al