Tensione të shumta paraqiten nga selia e Partisë Demokratike. Mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berishës janë përplasur verbalisht me mbështetësit e kryedemokratit, Lulzim Basha. Ndërkohë, që është dashur ndërhyrja e deputetëve për të ulur tensionet.
Mirëpo, është vënë re që mes mbështetësve të Berishës, ka qenë edhe reperi i njohur, Stresi, i cili e ka shprehur gjithmonë simpatinë për ish-kryeministrin. Ai është parë me një grup shoqëror pranë selisë, duke dëshmuar që po i qendron afër Berishës edhe në këto momente.
Kujtojmë që reperi ishte i pranishëm edhe në Kuvendin Kombëtar, që u mblodh në stadiumin Air Albania para tre ditësh./abcnews.al