Përhapja e rasteve me Covid, izolohet një provincë në Kinë

schedule15:13 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 15:13 - 13 Dhjetor, 2021

Provinca kineze e Zhejiang po përballet me shpërthimin e parë të COVID-19 këtë vit, me qindra mijëra banorë që janë izoluar tashmë. Provinca ka pezulluar fluturimet dhe ka anuluar ngjarjet.

Zhejiang regjistroi 74 raste lokale, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pothuajse dyfishi i 38 rasteve të një dite më parë, duke e çuar në 173 numrin e përgjithshëm. Përhapja e koronavirusit në Zhejiang – Ningbo, Shaoxing dhe Hangzhou  po rritet me ritme të shpejta, ndërsa situata në të gjithë vendin është përgjithësisht e qëndrueshme, tha të shtunën Wu Lianggu, një anëtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Mbi gjysmë milioni njerëz në Zhejiang janë karantinuar, sipas një zyrtari nga departamenti i shëndetësisë, i cili ka një popullsi prej 64.6 milionë banorësh. Që nga 12 dhjetori, Kina kontinentale ka regjistruar 99,780 raste të Covid-19  ndërsa numri i viktimave mbetet i qëndrueshëm me vetëm 4,636.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!