Në konferencën për gazetarët pas mbledhjes që zhvilloi me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, Sali Berisha u pyet edhe për faktin përse nuk u lejuan mediat në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Berisha argumentoi se një zgjedhje e tillë u bë pasi kishte vështirësi në lëvizje. Ish-kryeministri garantoi se shpenzimet do të bëhen publike shumë shpejt.
Lexo edhe: Përfundon mbledhja e Sali Berishës: Konferenca më e jashtëzakonshme për mua, rikthejmë pluralizmin
“Siç e vutë re ju kuvendi u zhvillua në kushtet më të veçanta,. Dhe megjithë dëshirën time që ju të ishit aty ishte e pamundur lëvizja pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur. Drejtuesit mediatikë e konsideruan dhënien si praktikë të ndjekur, dhënien e sinjalit nga një regji. Për sa u përket delegatëve ju e patë që secili ishte me barkod. Secili nga ju mund të shkojë ta marrë atë dokument dixhital. Asnjë bërë transparente dhe do të bëhen çdo qindare shpenzimet e Kuvendit. Ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Por çdo gjë do të bëhet transparente me fatura dhe gjithçka tjetër. Të gjitha kutitë e votimit cilido mund të shkojë ti numërojë. Në vlerëismin tim nuk ka pasur kurrë një kuvend kaq korrekt se ky”, tha Berisha. g.v/abcnews.al