Doja Cat ka anuluar planet e saj për shkak se ka rezultuar me Covid-19. Përmes një postimi në rrjete sociale, reperja e famshme zbuloi gjithashtu se stafi i saj kishte rezultuar pozitiv disa ditë më parë. Për këtë shkak, ajo nuk do të performojë dot në iHeartRadio Jingle Ball.
“Siç shumica prej jush ndoshta keni dëgjuar më herët, disa anëtarë në ekipin tim të prodhimit rezultuan pozitivë për Covid 19 dhe më duhej të anuloja disa nga shfaqjet e mia të ardhshme si një masë paraprake sigurie,” shkroi artistja 26 vjeçare në Instagramin e saj.
“Fatkeqësisht, me trishtim po ndaj që sapo rezultova pozitive dhe nuk do të jem më në gjendje të performoj në pjesën tjetër të turneut iHeartRadio Jingle Ball…jam mirë dhe mezi pres të shërohem dhe të kthehem atje sa më shpejt që të mundem.”, u shpreh më tej reperja. /abcnews.al