Skuadra e New York City fitoi për herë të parë në historinë e saj titullin kampion në MLS. Pas 8 vitesh që nga debutimi i saj në elitën e futbollit amerikan në vitin 2015, pikërisht këtë vit arritën të shkruajnë emrin e tyre në historinë e këtij kampionati.
New York City arriti të mposhte me anë të penalltive Portland Timbers, me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 1-1.
Gjithsesi fitorja e shumë dëshiruar nga skuadra e New Yorkut erdhi dhe një episod shumë veçantë por njëkohësisht edhe shumë i “çmendur” ndodhi pas triumfit.
Trajneri Ronny Deila, zgjodhi të festonte në një mënyrë të veçantë, teksa preferoi të zhvishej gjatë festës së tij.
Festa ishte legjitime për stafin e New York City të cilët arritën të triunfonin brenda në Portland, të cilët ngritën për herë të parë lart trofeun e titullit kampion.
Ja festa e plotë e trajnerit Ronny Deila:
/f.a/abcnews.al