Skuadra e kuqe është shpallur fituese e kësaj mbrëmje në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Kështu, Mikele do të vazhdojë të qendrojë lider, ndërsa Alva e ka humbur statusin.
Kjo e fundit nuk e ka pranuar lehtë vendimin, duke u shprehur se me skuadrën e saj nuk është punuar shumë.
“Statusin që mbajti lideri i skuadrës së kuqe ka meritë edhe Sara që është marrë me ta. Nuk e kam kundra Sarës fare, por është marrë më shumë me ta. Edhe me ne nuk është marrë njëri, thoni ça të doni. Nuk ka bir nëne që ma ndërron vendimin”, tha Alva e revoltuar. Si pasojë, ka ndërhyrë profesor Albi Nako, i cili ka sqaruar situatën dhe ka qetësuar gjakrat mes fëmijëve./abcnews.al