Dështon dëgjesa me ministrin e brendshëm te Komisioni i Medias

schedule15:55 - 29 Janar, 2019

schedule 15:55 - 29 Janar, 2019

Opozita mbeti e vetme sot në komisionin e medias në kërkesën për të dëgjuar ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar për të dhënë sqarime mbi ndërhyrjen e policisë nëpër universitete. Si ministry ashtu edhe deputetët e mazhorancës, nuk u paraqitën në komision.

Ia kanë kthyer me të njëjtën monedhë deputetët e mazhorancës. Në komisionin e medias të drejtuar prej demokratëve karriget bosh i kanë lënë të gjithë socialistët, edhe ai që ishte thirrur për tu dëgjuar, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Vokshi: “Për të raportuar pse Policia e Shtetit në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit për arsmin e lartë ka ndërhyrë me dhunë brenda ambjenteve universitare, por ministri me urdhër të Ramës refuzon të paraqitet për këtë çështje kaq të rëndësishme”.

Informacionin e kërkuar nga një grup deputetësh , ministri Lleshaj ka zgjedhuar tua dërgojë me shkrim.

Vokshi: “Ministri guxon dhe këshillon Kuvendin se si duhet që komisioni të kryejë detyrën dhe funksionet e tij. Mosparaqitja e ministrit është fyerje për kuvendin dhe deputetët e këtij komisioni”.

Por kjo nuk është e mjaftueshme. Për deputetët e opozitës ky është një refuzim i përsëritur nga ministrat e kabinetit të qeverisë duke e cilësuar të turpshme bojkotin e komisionit të medias nga mazhornca e majtë. /abcnews.al