E ka shoqëruar gjithmonë gjyshja, surprizon mamaja e Mikeles, vjen për herë të parë në spektakël

schedule21:42 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 21:42 - 11 Dhjetor, 2021

Të shtunën e kaluar tezja e Rejanës në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, u shpreh se mamaja e Mikeles ndodhet në Shqipëri, por në skenë vjen nëna.

Për të dhënë këtë përgjigje, sot në spektakël ka ardhur vetë mamaja e Mikeles për të sqaruar si qendron e vërteta.

Ajo ka deklaruar se ikën dhe vjen herë pas here në Greqi, ndërsa bashkëshorti punon andej për shkak të kushteve ekonomike.

“Ne nuk jetojmë në Tiranë, por jetojmë në Vlorë. Edhe sipas mundësive, jemi të larguar në Greqi. Mu dha mundësia që të vija, të shijoja dhe unë këtë natë me Mikelen”, tha mami i Mikeles.

Ardhja e saj ishte një surprizë e bukur për të gjithë dhe mbi të gjitha një kujtim për të birin, i cili do e ketë për të gjithë jetën./abcnews.al