SHKODËR-Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër.
Policia bën me dije se rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një makinë në fshatin Ganjoll ka aksidentuar një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes këmbësori i moshës 80 vjeç ka ndërruar jetë. Kurse shoferi është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër. Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë”, thotë policia.