Piktorja që kaloi 32 vjet duke krijuar një pikturë të vetme

schedule17:20 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 17:20 - 11 Dhjetor, 2021

Piktores koreano-jugore Myonghi Kang, iu deshën pothuajse 32 vjet për të përfunduar një pikturë.

Ishte në fund të viteve ’80 dhe konkretisht në vitin 1989 kur 74-vjeçarja filloi të pikturonte pikturën e saj “Le temps des camélias”. Gruaja koreano-jugore jetonte në Paris në atë kohë dhe frymëzimi i erdhi në mendje pothuajse automatikisht, vetëm se ajo nuk e dinte se do t’i duheshin mbi 30 vjet për të qenë vetvetja, e kënaqur me rezultatin përfundimtar.

“Unë kthehesha në tryezë me të gjitha këto pyetje në mendjen time dhe kujtime nga udhëtimet e mia të herëpashershme,” kujton ajo, duke pranuar se me kalimin e viteve, projekti nuk i ka dhënë kurrë një ndjenjë të përmbyshjes, kështu që në një moment, rreth në fund të vitit 1997, ajo e la mënjanë për disa vjet.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në vitin 2007, kur artistja la Parisin e saj të dashur dhe u kthye në vendlindje, në ishullin Jeju në Korenë e Jugut. Ajo e mori pikturën me vete, e vendosi në një kanavacë të madhe në sfondin e një dritareje të hapur pas saj dhe filloi ta punonte përsëri. Fillimisht ka ndryshuar orientimin nga vertikal në horizontal, ndërsa gjatë procesit ka bërë ndryshime të ndjeshme ngjyrash.

“Vetëm kur e ktheva pikturën në Jeju, pata forcën, pas dhjetë vitesh, ta punoja sërish. Në studion time nisa të inkorporoja të gjithë elementët që më rrethonin”, shpjegon ajo, duke shpjeguar se ajo që më në fund ia doli me pikturën e saj është të kapë jo vetëm lulet, por edhe kalimin e kohës.

“Kjo është e vërtetë. I besova sensit tim, pra njohjes së momentit të duhur për të pikturuar pjesët e ndryshme derisa të mbaroj”, thotë ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!