Qeveria: Pa tager të ndërhyjmë në universitete

schedule15:30 - 29 Janar, 2019

schedule 15:30 - 29 Janar, 2019

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, bëri sot të ditur se  qeveria nuk mund të ndërhyjë për të zhbllokuar mjediset universitare. Zëdhënësja e qeverisë i ka bërë thirrje rektorit t’u përgjget studentëve.

Universiteti është autonom dhe garantimi i procesit të mësimit është e drejtë dhe detyrë e Universitetit. Ligji nuk i jep mundësi qeverisë të ndërhyjë me forcë për të zhbllokuar mjediset universitare, por nga ana tjetër, ligji ngarkon titullarin, pra rektorin që të garantojë procesin mësimor dhe të kërkojë ndërhyrjen e policisë. Me përjashtim të një rasti kur qeverisë i është kërkuar ndërhyrja nga administratori, në një rast ekstrem, ne nuk kemi ndërhyrë në asnjë rast në administrimin e universitetit. Qeverisë nuk i është kërkuar asnjë herë ndihma për të zhbllokuar mjediset universitare”, tha Spiropali nënjë dalje për mediat.

Ajo tha se “kuadri ligjor ekzistues e bën të pamundur që t’u gjendemi studentëve. Sigurisht, kemi vullnetin më të mirë për të dialoguar me aktorët dhe faktorët për gjetjen e një zgjidhje në interes të studentëve.

Spiropali tha se qeveria i shpreh të gjithë solidaritetin prindërve dhe studentëve që duan mësim.

I bëjmë thirrje rekotirt për t’iu përgjigjur studentëve, ose nëse ka zgjidhje tjetër le ta bëjë publike. Arsyeja pse dal sot është shqetësimi për pengmarrjen e Fakultetit të Drejtësisë dhe ndonjë fakulteti tjetër dhe për të theksuar se autonomia universitare që jep ligji parashikon jo vetëm liri, por edhe përgjegjësi dhe detyra që ata duhet t’i ushtrojnë deri në fund”. /abcnews.al