Ndeshja mes Totenham dhe Rennes, e vlefshme për Conference League, u shty për shkak se te skuadra angleaze kishte “shpërthyer’ Covid-19.
Kjo ndeshje nuk do të zhvillohet më për shkak se është shumë ë veshtirë për të gjetur data të lira për ta luajtur dhe në këto kushte, skuadra e Antonio Conte mund ta humbë ndeshjen 0-3 në tavolinë.
Vendimi është bërë zyrtar nga UEFA dhe kjo sfidë nuk do të zhvillohet më sepse nuk është gjetur asnjë datë e lirë për të riluajtur ndeshjen. Rezultati i ndeshjes, vendimtar për fatet e grupit, do të vendosen nga komisioni disiplinor i UEFA-s.
Francezët u ankuan zyrtarisht se vendimi për të mos zhvilluar sfidën kishte qenë i njëanshëm, pasi Tottenhami nuk kishte treguar emrat dhe numrin e saktë të lojtarëve të infektuar me Covid. /f.a/abcnews.al