Partizani do të përballet me Dinamon në “Air Albania” ditën e hënë në orën 19:45.
Një përballje ku demat e Ilir Dajës do të kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes me Vllazninë në ndeshjen e kaluar.
Për këtë sfidë Partizani ka menduar të ulë çmimin e biletave që të mund të ketë më shumë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania”, për të mbështetur skuadrën në një sfidë të tillë ku fitorja është detyrim.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i kuq ka bërë të njohur edhe çmimet e biletave dhe vendin ku mund të blihen. Bileta më e lirë kushton 300 lek ndërsa ajo më e shtrenjta 2000 lekë, dhe mund të blihen në biletarinë në pikën e shitjes në “Selman Stërmasi” nga ora 10:00 deri në orën 18:00.
Ja postimi i plotë i Partizanit:
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al