Kukësi është zbardhur nga reshjet e dëborës duke sjellë vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.
Policia e Kukësit ka bërë një bilanc të situatës më të fundit duke treguar rrugët që janë të bllokuara. Aktualisht i bllokuar është aksi Kukës-Arrën.
Ndërkohë nga Kukës drejt Shëmrisë, Qaf Toblit si dhe nga Bajram Curri në Valbonë dhe Lekbibaj mund të kalohet vetëm me pajisje dimërore.
Njoftimi i policisë
Territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje bore duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.
Aksi rrugor Kukës -Arrën i bllokuar.
Aksi rrugor Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, i kalueshëm me paisje dimërore.
Aksi rrugor Kukës -Shëmri i kalueshëm me paisje dimërore
Aksi rrugor Kukës- Qaf Tobli, Krumë, i kalueshëm me paisje dimërore.
Aksi rrugor Bajram-Curri -Valbonë i kalueshëm me paisje dimërore.
Aksi rrugor Bajram-Curri -Lekbibaj i kalueshëm me paisje dimërore.
Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.
Policia e Kukësit ju bën thirrje, të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes, të përdorin paisjet dimërore për automjetet, si dhe të respektojnë sinjalistikën
Për_çdo_problem_kontaktoni_në_nr_falas_të_Policisë_së_Shtetit_112 !
Policianëshërbimintuaj!
m.v/Abcnews.al