Reshje të dendura shiu dhe bore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në 24 orët e fundit. Në lartësi mbi 800 metra ka patur reshje dëbore. Trashësia në zonat e thella varion deri në 40 cm. Në Kalanë e Dodës, Lurë dhe Selishtë bora ka kaluar 40 cm. Aksi nacional Peshkopi – Tiranë nga Burreli, kalimi është pa probleme.
Situata e qarkullimit
Aksi Klos – Tiranë nga Rruga e Arbrit, kalimi bëhet me zinxhirë, në by-passin e Qafës së Murrizit.
Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës ka mbi 40 cm borë, kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi me zinxhirë.
Aksi Ura e Çerenecit – Steblevë – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.
Mungon energjia elektrike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës dhe Sllovë.
Lexo edhe: Në Jug stuhi, në Veri nuk pushojnë reshjet e dëborës
Gjate natës dhe mëngjesin e sotëm qarku i Elbasanit ka qenë i përfshirë nga reshje shiu të shumta ku disa here kane qene me intensitet te larte, dhe ne lartesi mbi 1000 metra kemi reshje debore. Ne akset rrugore nacionale kemi pasur prani te inerteve e aluvioneve por qe nuk kane ndikuar ne qarkullimin e mjeteve;
Elbasan-Qafe Thane te kthesat e Murrashit
Gramsh-Moglice
Elbasan-Rrogozhine ne segmentin Paper Bishqem.
Librazhd Stebleve kemi prani debore 10cm deri 20 cm ne segmentin Klenje Stebleve. Shirgjan Kacivel ne Kacivel ka pasur bllokim te njeres ane te aksit nga renia e nje masivi dheu. Prurjet e lumenjve e te perrenjve kane qene deri mesatare pa sjelle probleme.
Furnizimi me energji elektrike ka qene me problematika te vogla me nderprerje tek fidrat 6 e 7 per. Nj.A Rrajce e Stravaj.
/ Abcnews.al