Dyshohet se grabiti biznesmenin në Nikël, Apeli nxjerr nga qelia të arrestuarin

schedule16:22 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 16:22 - 10 Dhjetor, 2021

Saimir Kuçi i arrestuar si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e ndodhur në Nikël në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu është nxjerrë sot nga qelia. Apeli ndryshoi masën e sigurisë për Çangun nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Grabitja e Nazmi Çangut ndodhi në orët e  para të mëngjesit të 24 tetorit në Fushë-Krujë. Autorët që dyshohet se janë më shumë se 2, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu. Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.

Fillimisht Prokuroria e Krujës lëshoi 4 urdhër-ndalimi, mes të cilëve edhe për Saimir Kuçi,  lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Kuçi i cili ishte dhe ‘koka’ e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve me vlerë deri në 650 milion lekë.

NJOFTIMI

Me datë 24.10.2021, në fshatin Nikël- Krujë, është vjedhur me armë, banesa e shtetasit me iniciale N.Ç. Nga shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të marra, dyshohet si një prej autorëve të mundshëm të ngjarjes shtetasi me iniciale S.K. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh sendesh dhe provash materiale, nga ku rezulton se ka dyshime për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” dhe “Mbajtje pa te drejte e uniformes”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka zhvillua gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit, për personin nën hetim S.K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” dhe “Mbajtja pa te drejte e uniformes”, parashikuar nga neni 283/1, 279 dhe 274 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 370, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur:
-Vleresimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit S. K.
-Caktimin si mase sigurimi ndaj shtetasit S. K ate te “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K.Pr.Penale.
-Ngarkohet Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kruje per ekzekutimin e ketij vendimi”

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim S.K.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1139 datë 10.12.2021 vendosi:

-Miratimin e Vendimit Nr.370, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kruje lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Arrestit në flagrancë” të personit nën hetim S.K.
-Ndryshimin e vendimit Nr.370, datë 10.11.2021 të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Kruje duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim S.K atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.
-Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim S. K në ambientet e banimit në adresën: Rr. “…..”, Tirane.
-Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim S.K, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
-Ngarkohet Organi i Prokurorise per ekzekutimin e ketij vendimi.  /abcnews.al/