Meta ktheu “Bashkëqeverisjen”, Rama: Për “arsye të mosarsyes” së presidentit, e kalojmë siç është

schedule12:28 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 12:28 - 10 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta i cili 10 ditë më parë ktheu për shqyrtim ligjin për “Bashkëqeverisjen”. Gjatë një takimi në Shkodër Rama tha se  ligji është kthyer për arsye të mosarsyes së presidentit, por do të kalojë në Kuvend ashtu si është. Ai deklaroi se ky ligj e kthen bashkëqeverisjen në mekanizëm ligjor për të lehtësuar raportin e qytetarit me shtetin.

“Nëse deri dje lëvizja dhe spostimi i pengesave ishte çështje e të ardhmes kjo sot është çështje e të tashmes. Sot kemi 95% të shërbimeve që shteti kryen për qytetarët që i drejtohen zyrave të shtetit për një dokument të caktuar që janë në kompjuter apo telefon. 95% të shërbimeve të të gjitha llojeve dhe të gjitha kategoritë. Vetëm 5% e shërbimeve nuk janë të disponueshme online sepse lidhen me prezencën e qytetarit. Kur duhet të marrë pasaportë apo kartë ku kërkohen shenjat e gishtave. Nuk janë shërbimet e jetës së përditshme. Në vitim ku po hyjmë ne do të mbyllim sportelet.

Është një vendim i fortë por i pashmangshëm për të orientuar qytetarët në sistemin e ri të shërbimeve duke u hequr nga kurrizi, barrën e humbjes së kohës dhe torturave që i dinë të gjithë. Sportelet do mbyllen dhe nuk do ketë më asnjë zyrë për të trokitur fizikisht. Askush nuk do ia hedhë dot fajin tjetrit. Asnjë qytetar nuk do ankohet në mënyrë të përgjithshme që duhet me paguar lekë sepse nuk të japin asnjë letër. Këtu është një pikë e madhe kthese edhe kundër korrupsionit në administratë.

Përveç kësaj, pra njëri aspekt është aspekti i shërbimeve që jepen drejtpërdrejtë nga platforma E-Albania. Është edhe ligji i ri i cili për arsye të mosarsyes të zotit presidentit  është kthyer në parlament por do të kalojë njësoj si është. Dhe e kthen bashkëqeverisjes në një mekanizëm ligjor. Kur qytetari aplikon për shërbim dhe shërbimi nuk i jepet në kohë sipas afatit ligjor, qytetarit i lind e drejta të drejtohet në platformën “Shqipëriaqëduam.al” dhe duke denoncuar faktin”, tha Rama. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!