Abissnet Superiore do të luhet në tre ditë sërish dhe këtë herë nis të dielën e përfundon të martën me një nga ndeshjet më të rëndësishme, Laçi-Tirana.
Javën e 13-të e hap sfida e mbijetesës, Kastrioti-Egnatia. Sy skuadrat kërkojnë me ngulm kthimin te rezultatet pozitive, që të shpresojnë në qëndrimin në elitë.
Vllaznia-Skënderbeu është takimi tjetër i së dielës dhe shkodranët janë të “dënuar” për të fituar.
E hëna hapet me takimin Teuta-Kukësi, përballje shumë e fortë e kësaj jave. Në mbrëmje në program është derbi Partizani-Dinamo. / abcnews.al