Një ekip studiuesish në Universitetin e Kiotos, Japoni kanë krijuar një maskë e cila zbulon nëse jeni të infektuar me koronavirus. Nëse dikush është i infektuar me koronavirus, maska do të ndriçojë kur të ekspozohet ndaj dritës ultravjollcë, shkruan Reuters
Ata shpresojnë që këto lloj maskash do të jetë një mënyrë më e lehtë për të zbuluar nëse janë infektuar me virus. Grupi kërkimor është optimist se do të bindë qeverinë e vendit që të bashkëpunojë dhe të marrë një subvencion ose pse jo të ndërmarrë shitjen ekskluzive të maskave.
Ekipi kreu eksperimente për 10 ditë te 32 persona që ishin infektuar me koronavirus. Ai zbuloi se të gjitha maskat që mbanin ndriçonin në rrezet UV. Ky shkëlqim u zbeh me kalimin e kohës dhe ngarkesa virale e pacientëve u ul.
Tani, ekipi planifikon të zgjerojë eksperimentin duke përfshirë 150 pjesëmarrës.
/abcnews.al