Brad Pitt duket se e ka hedhur pas krahëve Angelina Jolie dhe tashmë ndihet gati për një romancë të re. Aktori dëshiron të gjejë dikë të veçantë për të kaluar jetën me të por shqetësohet për takimet pasi tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave.
Pitt ishte i martuar me Jennifer Aniston nga viti 2000 deri në vitin 2005 përpara se të vazhdonte me Jolie, të cilën e takoi gjatë xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith. Pas gati një dekade së bashku, aktorët u martuan në Francë në shtator 2014.
Aktorja e Eternals bëri kërkesë për divorc dy vjet më vonë. Ndërsa divorci i tyre u finalizua në prill 2019, ish-çifti kanë pasur vazhdimisht mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre më të vegjël.
/abcnews.al