Këshilli i qytetit të Nju Jorkut miratoi të enjten një projekt-ligj që lejon të huajt të votojnë në zgjedhjet lokale, duke u bërë qyteti i parë amerikan që merr një vendim të tillë. Ligji, i miratuar me 33 vota pro, 14 kundër dhe dy abstenime, do të lejojë personat rezidentë dhe që banojnë në Nju Jork pa shtetësi amerikane të votojnë në zgjedhjet lokale.
Shumë demokratë mbështetën vendimin “historik”, gjithashtu edhe organizatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.
Ky vendim përfshin rreth 1 milionë të huaj që jetojnë në Nju Jork, nga 9 milionë banorë.
/abcnews.al