Zelanda e Re do ndalojë shitjen e duhanit për brezat e ardhshëm. Vitin e ardhshëm pritet të votohet, një ligj që ndalon shitjen e cigareve personave që kanë lindur pas vitit 2008. Ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verall deklaroi, që duan të sigurohen që të rinjtë mos të konsumojnë produktet e duhanit në të ardhmen.
Ekspertët shëndetësorë e kanë mirëpritur këtë lëvizje raporton “BBC”. Profesori i Universitetit të Otagos Janet Hook mendon, që vendimi do ndikojë që të rinjtë të jenë më pak të varur nga nikotina dhe të mos konsumojnë produkte të dëmshme për organizmin. Ligji ka nxitur reagime të ndryshme pozitive dhe negative në shoqëri.
Kritikët e ligjit mendojnë që produktet e duhanit do shiten në treg të zi nga bandat kriminale. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë deklaruan që nuk do lejojnë shitjen e produkteve duke siguruar kufijtë. Qeveria e Zelandës së Re mori vendimin në mbështetje të kësaj nisme që supermarketet nuk do lejohen të shesin cigare.
Autoritetet vendosën dhe uljen e numrit të dyqaneve që shesin cigare nga 8,000 në 500. Qeveria do që ta uli numrin e duhanpirësve në 5% deri në vitin 2025 dhe ta çojë në 0 numrin e personave që pinë cigare. / abcnews.al