Tumoret beninje të mitrës, 1% kthehen në kancer

schedule15:49 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:49 - 9 Dhjetor, 2021

Shumë gra nga ato në moshë të re deri në para menopauzë preken nga tumoret beninje të mitrës ose fibromiomat.

1% e tyre sipas Profesor Doktor Nikita Manokut kthehen në kancer prandaj  kirurgu onkolog gjinekolog  këshillon kujdes nëse vëreni këto shenja.

“Shenja madhore e fibromiomave është hemorgjia gjatë ciklit. Duke ndodhur muaj për muaj mund të shoqërohet me anemi, e cila sjell një dobësi, dhimbje koke, pafuqishmëri”, thotë mjeku.

Një fibromiomë tregon obstetër gjinekologu në spitalin “Hygeia” në Tiranë  mund të çojë në infertilitet, por mund të nxisë dhe një abort.

“Mund të jetë në madhësi të tillë që mund të pengojë një shtatzani ose të pësojë aborte, ose mund të japë komplikacione, të cilat janë shumë të rrezikshme,’ thekson mjeku.

Tumoret beninje të mitrës nuk mund të trajtohen me ilaçe, por mund të hiqen përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

“Kanë vetëm një trajtim, atë kirurgjikal. Por trajtimi kirurgjikal varet nga shenjat që jep, madhësia që ka, nga vendosja në mitër. Tharje me ilaçe nuk ka akoma në botë, por një reduktim të madhësisë’, shprehet mjeku.

Mjeksia botërore nuk i njeh ende shkaqet e fibriomiomave, por sipas Profesor Doktor Nikita Manoku trashëgimia është një prej arsyeve të tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!