Denar Biba është emëruar në krye të autoritetit të Konkurrencës, me shumicë votash nga parlamenti.
Biba ka marrë 72 vota pro, 37 kundër dhe 0 abstenime nga Kuvendi dhe do të zëvendësojë në krye të “Konkurrencës” Luljana Latifin.
Mungojnë të paktën 2 vota nga PS dhe një prej tyre ishte paralajmëruar nga Erion Braçe. Votimi i tij u shoqërua me debate mes maxhorancës dhe opozitës në Kuvend, ku fillimisht PD pati pretendime se fletët e votimit nuk kanë firmat e përfaqësuesve të saj, si anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, siç e thotë rregullorja.
Për herë të dytë opozita ka bashkuar votat me maxhorancën për disa marrëveshje ndërkombëtare. Një prej tyre ishte marrëveshja me EFTA-n cila miratohet me 108 vota pror, 0 kundër dhe 0 abstenime.
Po ashtu u miratua me 74 vota pro edhe marrja e 60 milionë euro kredi nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës për menaxhimin e pandemisë. Paratë do të përdoren për shpenzimet e bëra në qershorin e 2020 deri tani, dhe do të jetë si likuiditet në thesarin e shtetit për nevojat e vitit 2022. be.k/abcnews.al