Açka: Votimi për Denar Bibën i pavlefshëm, fletët e votimit nuk kanë firmat tona

schedule14:55 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 14:55 - 9 Dhjetor, 2021

Partia Demokratike ka hedhur akuza për procesin e votimit të Denar Bibës në krye të autoritetit të Konkurrencës.

Deputetja Açka tha se fletët e votimit nuk kanë firmat e përfaqësuesve të saj, si anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, siç e thotë rregullorja.

“Unë tërhiqem sepse nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj fasade”, tha deputetja Demokrate Flutura Açka.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi ndërprerjen e seancës deri në verifikimin e pretendimit të Flutura Açkës. /Abcnews.al