Omicron është përhapur në shumë vende të Afrikës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve në një javë është rritur me 93%. Afrika përbën 46% të rasteve të Omicron, tha Richard Michigo, koordinator i Programit të Imunizimit dhe Zhvillimit të Vaksinave të OBSH-së në Afrikë.
Në Afrikën e Jugut, ku Omicron është përgjegjës për valën e katërt të epidemisë, është shënuar një rritje prej 255% të rasteve me Covid-19 në shtatë ditët e fundit. Edhe pse shkalla e vaksinimeve është rritur gjatë muajve të fundit, vetëm 7.8% e afrikanëve janë imunizuar plotësisht.
“Vetëm gjashtë nga 54 vendet afrikane do të kenë arritur qëllimin e tyre për të vaksinuar 40% të popullsisë së tyre deri në fund të vitit. “Ajo që dimë është se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave në mbarë botën po krijon mjedisin ideal për përhapjen e varianteve të reja të Covid-19 dhe zonat me më pak akses në vaksina ka të ngjarë të vuajnë më shumë”, tha Matsidiso Muti, drejtori Rajonal i OBSH-së për Afrikën.
Deri më tani Omicon është përhapur në 60 vende të botës.
/abcnews.al