Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Insigne mund të luajë në MLS? Mediat kanadeze zbulojnë të ardhmen e sulmuesit

schedule11:41 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 11:41 - 9 Dhjetor, 2021

Lorenzo Insigne nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Napolin dhe në merkaton e verës do të jetë një lojtar i lirë.

Që tani emri i sulmuesit të Napolit është lidhur me shumë skuadra të njohura  në Europë, por sipas Will Forbes, specialist i tregut të transferimeve për “Toronto Sun”, e ardhmja e lojtarit italian mund të jetë në MLS.

Gazetari raporton se ka shumë shanse që Insigne mund të pranojë ofertën e Toronto FC për të vazhduar të luajë në MLS, sepse ofertat e klubeve në Europë nuk e kënaqin sulmuesin.

Paga që i ofron klubi kanadez intriguese, më e lartë nga ajo që përfitoi Sebastian Giovinco vitë më parë, kur la Juventusin.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!