Kina miraton ilaçin e saj të parë anti-Covid

schedule09:00 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:00 - 9 Dhjetor, 2021

Kina ka miratuar përdorimin emergjent të ilaçit të parë anti-Covid të prodhuar në vend. Sipas të dhënave, ilaçi redukton numrin e shtrimeve në spital dhe rrezikun e vdekjes. Në një njoftim zyrtar të botuar të mërkurën, Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës tha se ka aprovuar një trajtim me antitrupa monoklonal.

Antitrupat monoklonalë janë një lloj proteine ​​që ngjitet në proteinën “Spike” të koronavirusit, duke zvogëluar aftësinë e tij për të hyrë në qelizat e trupit. Sipas të dhënave të provave klinike, ky ilaç mund të zvogëlojë rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes te pacientët më të rrezikuar me rreth 80%.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!