Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale momente nga organizimi i sotëm për Ditën e Rinisë.
Ndër të tjera, kryedemokrati thekson se guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin 31 vite më parë. Basha nënvizon se ‘gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet’.
“Në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit.
Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet. Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit”, shkruan Basha.
View this post on Instagram
g.v/abcnews.al