Doza e tretë e Pfizer arrin të neutralizojë variantin Omicron, sipas një njoftimi të kompanisë Pfizer Inc dhe BioNTech. Në njoftimin e tyre të parë zyrtar për efektivitetin e vaksinës së tyre kundër Omicron, pas testeve fillestare laboratorike, BioNTech dhe Pfizer raportuan se të dyja dozat e vaksinës prodhonin më pak antitrupa, megjithatë doza e tretë e vaksinës rriti nivelin e antitrupave 25 herë më shumë.
Dy kompanitë, cituan gjithashtu nëse është e nevojshme mund të zhvillojnë një vaksinë në mars të 2022 – që do të synojë në mënyrë specifike variantin Omicron. CEO i Pfizer, Albert Burla, tha: “Është e qartë nga këto të dhëna paraprake se mbrojtja rritet pas marrjes së dozës së tretë.”
Ai gjithashtu i bëri thirrje njerëzve të vaksinohen dhe të marrin dozat e treta sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalojmë transmetimin e Covid.
/abcnews.al