Këto ditë kanë qenë të vështira për Adriana Matoshin pasi iu nënshtrua operacionit në tru. Aktorja dhe deputetja, e cila sapo ka dalë nga spitali pasi ndërhyrja rezultoi me sukses, iu rikthye tumori pas nëntë vitesh. Mbështetja ndaj saj ishte e madhe nga miq, kolegë dhe fansa të saj.
Pasi doli nga spitali, reagimi i saj i parë kishte të bënte me Arjola Demirin, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother. “Drita ime, dashuria ime e pakufi. Të dua me shpirt, ylli i bukur”, shkruante Adriana në një postim të shpërndarë në profilin e aktores tropojane.
Kjo ka sjellë reagime te ndjekësit që e kanë kritikuar se nuk ka reaguar po gjendjen e saj shëndetësore. “Gjithë ato lutje që i bëmë për shëndetin tënd nuk ishte në gjendje ta bësh një postim për t’i treguar popullit për gjendjen tënde pas operacionit”, ka qenë komenti i ndjekësit ndërsa nuk ka munguar një përgjigje nga Adriana.
“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kënduar për mua, sot i çela sytë pak dhe mora telefonin, gjëja e parë që pashë ishte Arjola. Nesër besoj që forcohem e koncentrohem për të shkruar diçka nga shpirti”, ka shkruar aktorja. /abcnews.al