Demokratët përkujtojnë 8 dhjetorin, 31 vjetorin e “Ditës së Rinisë” në Shqipëri. Sot dy figurat kryesore të PD-së do t’i gjejë të ndara. Kryetari aktual Lulzim Basha ka nisur një takim në ambientet e Ar Turbinës.
Kryedemokrati ka mbërritur në ambientet e Ar Turbinës, ku nuk ka zgjedhur që të flasë para aktivitetit por vetëm ka uruar të pranishmit jashtë institucionit.
“Gëzuar 8 dhjetorin”, ka thënë Basha.
Ndërkohë Sali Berisha do të jetë në qytetin studenti ku do të zhvillojë takim dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit./abcnews.al