Domi: Falenderoj trajnerin për aktivizimin si titullar, disiplina taktike është çelësi i suksesit

schedule10:54 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 10:54 - 8 Dhjetor, 2021

Në “Air Albania” do të luhet supersfida e javës së 12-të të Abissnet Superiores, mes Kukësit dhe Laçit, e cila starton në orën 13:45.

Në konferencën për shtyp, bashkë me trajnerin Diego Longo ishte i pranishëm edhe lojtari kuksian, Fluturim Domi.

21-vjeçari kuksian në ndeshjen e fundit kundër Kastriotit iu besua një fanellë titullari nga tekniku italian, sfidë që verilindorët arritën ta fitonin me shifrat tenistike 6-1.

“Për aktivizimin në formacionin bazë duhet të falënderoj trajnerin, ai më sheh çdo ditë në stërvitje dhe vendos se cili duhet të luajë. Unë jam i lumtur që po luaj, sepse jam ende i ri. Kam ende kohë për të dhënë më të mirën time”, theksoi Domi.

Forca e Laçit: Laçi ka një ekip shumë të mirë dhe lojtarë të shpejtë në sulm. Ne do të bëjmë punën tonë dhe shpresoj që të dalim me rezultat pozitiv.

Emocionet: Për të qenë i sinqertë, në ndeshjet e para kisha emocione, por kam pasur besimin e presidencës dhe të stafit. Vetë presidenti na takoi para ndeshjes me Kastriotin dhe na mbështeti të gjithëve, sepse nuk jam vetëm unë futbollist i ri te Kukësi.

Vlerësimi për Longon: Të punosh me trajnerin Longo do të thotë të kesh disiplinë të fortë taktike. Mendoj se është çelësi I suksesit/f.a/abcnews.al