Këngëtarja amerikane, Lana del Rey cilësohet si një nga femrat më të suksesshme në botën e muzikës. Por duket se përkundër famës dhe jetës luksoze, preferon të vishet thjeshtë me çmime simbolike.
Së fundmi, ajo tërhoqi vëmendje me pjesëmarrjen në tapetin e kuq në “Variety’s Hitmakes Awards”, ku thuhet se u shfaq e veshur me një fustan, i cili kushton 18 dollarë apo rreth 16 euro.
Pas postimit, në llogarinë e këngëtares pati shumë komente nga fansat e saj./abcnews.al