Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 375 të infektuar me koronavirus nga 2,744 teste të kryera.
Rastet u regjistruan në Shkup – 180, Prilep – 30, Manastir – 28, Kavadar – 26, Kumanovë – 13, Veles – 12, Radovish – 11, Dellçevë – 9, Koçani dhe Vallandova nga 8, Kriva Pallanka dhe Resnja nga 7, Ohri – 5 , Tetova dhe Makedonski Brod nga 4, Gostivari, Shtipi, Kërçova, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 3, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 2, Struga, Negotina, Krusheva dhe Pehçeva nga 1.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 507 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e sëmundjes nuk mund të mbijetonin 9 qytetarë.
Tre persona nga Shkupi (87, 78 dhe 62) dhe nga një nga Kavadari (60), Struga (83), Strumica (72), Koçani (59), Shtipi (73) dhe Sveti Nikole (86). /abcnews.al/