Një persona ka hapur zjarr në një qendër shërbimi për qytetarët në juglindje të kryeqytetit rus, Moskë. Për pasojë kanë mbetur të vrarë dy qytetarë dhe janë plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë. Autori u arrestua nga policia, raportoi TASS, duke cituar burime policore.
“Sipas informacioneve të para, pas një mosmarrëveshjeje që lindi kur roja i kërkoi burrit që hyri në qendër të vendoste maskën, ai nxori një armë dhe filloi të qëllonte”, tha një burim në agjenci.
#BREAKING #Moscow: 2 dead in shooting at office center after conflict about facemask. Suspected shooter detained by police
According to the interior ministry, the victims are a woman who worked at the centre and a visitor.#brSputniknews #BreakingNews #Russia pic.twitter.com/fLSuACIKXP— ? Sarwar ? (@ferozwala) December 7, 2021
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin konfirmoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale ngjarjen e rëndë dhe se autori ishte arrestuar.
Nga plumbat e armës së autorit kanë mbetur të vdekur një punonjës i qendrës së shërbimit të qytetarëve dhe një vizitor. g.v/abcnews.al