Një statujë flamingo me tekstil me fije qelqi u vodh nga shtëpia e një kuzhinieri në Florida. Por çudia është se ajo u kthye po aq misterioze sa edhe u zhduk.
Pronarja Cindy Hutson tha se statuja e flamingos, e cila dikur ishte një pamje ikonë jashtë restorantit tashmë të mbyllur Ortanique On The Mile në Coral Gables, ishte vjedhur nga jashtë shtëpisë së saj ndërsa ajo ishte jashtë qytetit javën e kaluar.
Hutson bëri një lutje publike për kthimin e statujës dhe shefja e kuzhinës tha se e sollën jashtë zonës, ku kapnin kamerat e sigurisë.
Ajo tha se është e lumtur që e kanë kthyer statujën dhe është mirënjohëse, pasi “hajdutët paskan zemër”. Pronarja theksoi se tashmë statuja do të mbahet në një vend më të sigurt./abcnews.al