Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shembet pallati në Francë, një i vdekur, shpëton gruaja dhe foshnja e saj

schedule12:30 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:30 - 7 Dhjetor, 2021

Një burrë 30-vjeçar ka mbetur i  vrarë, ndërsa gjashtë persona janë plagosur (përfshirë një foshnjë), nga shembja e një pallati gjatë natës, në Francën jugore.

Burri, rreth të tridhjetave, u gjet pa ndjenja nga ekipet e shpëtimit. Ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxirrnin nga rrënojat një grua dhe foshnjën e saj, të plagosur por të gjallë.

Ndërtesa ndodhet në Sanari-sir-Mer (Var), një qytet në bregdetin e Mesdheut me rreth 15,000 banorë. Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga ndonjë problem i lidhur me gazin.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!