“Kuvendi i 11 dhjetorit është vendimtar”, Baçi: Nëse shumica shkon tek Berisha, Basha duhet të japë dorëheqjen

schedule23:17 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 23:17 - 6 Dhjetor, 2021

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së i iniciuar nga Sali Berisha, ku do të shihet mbështetja e vërtetë që ka ish kreu i kësaj force politike.

Për analistin Agim Baçi, data 11 dhjetor është dita vendimtare për ngërçin e PD-së, pasi sipas tij nëse shumica e demokratëve shkojnë në Kuvendin e Berishës dhe braktisin Lulzim Bashën, ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.

“Nëse Berisha ka mbi gjysmën e Kuvendit. Dhe nëse shkojnë tek Berisha dhe nuk shkojnë tek Basha. Ka marrë fund kjo gjë. Është zgjidh kjo. Nëse braktiset 18, Basha duhet të japë dorëheqjen. E them. Është e qartë nëse ikin mbi gjysma dhe nuk i shkojnë. Nëse nuk i shkojnë mbi gjysma atëherë të japi dorëheqjen.” tha Baçi.

Edhe pse PD-ja zyrtare e ka kontestuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ish kryeministri Berisha vijon me nismën e tij të dalë nga “Foltorja” dukje pretenduar se ka firmat e nevojshme të delegatëve për të mbledhur Kuvendin. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!