Kriza politike në vend, përfundon takimi i Zaev me partitë politike në qeveri

schedule23:01 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 23:01 - 6 Dhjetor, 2021

Ka përfunduar në Maqedoninë e Veriut takimi i kryeministrit Zoran Zaev me partitë politike të koalicionit qeveritar gjatë të cilit u diskutua për marrëveshjen me Alternativën.

Pas takimit, Tito Petkovski në një deklaratë për mediat tha se në takim u bisedua rreth koalicionit dhe se çfarë duhet të bëhet që vendi të mos ketë zgjedhje të parakohshme.

“Mendoj se në Maqedoni momentalisht nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare. Mendoj se është mirë që rritet shumicë parlamentare edhe me katër deputetë. Mbetet një deputet i Lëvizjes Besa dhe katër të Alternativës”, tha Petkovski.

Sipas tij, Alternativa ka shfrytëzuar momentin kur qeverisë i është dashur ndihma dhe të veprojë me kërkesa maksimale. /abcnews.al/