Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani beson se demokratët nuk vinë në pushtet me Lulzim Bashën. I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Ristani thekson që është e faktuar që Basha nuk do të fitojë. Sipas tij, tashmë demokratët kanë marrë në dorë fatin e tyre.
“Ajo që për të mos u shquar si partizan, ajo që është provuar është fakti që me Bashën PD nuk ka shanse të jetë alternativë e pushtetit. Janë katër palë zgjedhje të provuara. Përgjigja ime është që tashmë demokratët kanë marrë në dorë fatin e tyre. Do të ketë një Kuvend në datën 11 që do të shtrojë rrugën për zgjedhjet e ardhshme të lidershipit”, u shpreh Ristani.
Lexo edhe: Nazarko: Tre arsyet pse Berisha nuk e sjell dot PD-në në pushtet. Po Basha?
Sakaq, edhe ish-deputeti Klevis Balliu i rreshtuar gjithashtu krah Berishës shprehet se Basha nuk ka marrë asnjë hap për masakrën elektorale.
“Padyshim që zgjedhjet janë vjedhur. Po Lulzim Basha nuk po merr asnjë hap për masakrën elektorale. Çfarë prodhoi Foltorja? Tani politika po shkon atje ku lind nga baza. Këtu është çështja për rithemelimin e pluralizmit. Ajo që do të bëjmë pas 11 dhjetorit janë protesta kombëtare masive. PD dhe shqiptarët janë mëse koshientë, Edi Rama ka fituar se janë vjedhur zgjedhjet,” deklaroi ai. g.v/abcnews.al