Katër pyetje dhe përgjigje rreth avionëve

schedule14:40 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 14:40 - 6 Dhjetor, 2021

Ka disa gjëra që ne nuk dimë rreth avionëve, dhe  megjithëse i dëgjojmë shpesh në shumicën e rasteve na vjen turp të pyesim.

Këtu janë 4 pyetje dhe përgjigje rreth avionëve.

1) Pse duhet t’i mbajmë hapur perdet e dritareve gjatë uljes dhe ngritjes së avionit?

Kjo është për arsye sigurie. Më konkretisht, perdet në avion duhet të jenë të hapura për të parë peizazhin dhe që ekuipazhi të shohë se çfarë po ndodh jashtë avionit në rast aksidenti. Në këtë mënyrë stjuardesat do të kenë një pasqyrë të plotë për të udhëzuar siç duhet pasagjerët.

2) A duhet të mbani celularin ndezur gjatë fluturimit?

Ekziston një perceptim se sinjali i një celulari mund të ndërhyjë në sisteme të rëndësishme elektrike në kabinë dhe madje të shkaktojë një përplasje. Ky nuk është më një problem me celularët e rinj  dhe sistemet e avionëve. Përveç kësaj, tingulli i një celulari mund të shqetësojë pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror.

3) A flenë pilotët në kabinë?

Në fakt, diçka e tillë ndodh në kushte të caktuara dhe në fluturime të gjata. Disa vende, si Australia dhe Kanadajai lejojnë pilotët të flenë në kabinë.

4) A e shmangin avionët Trekëndëshin e Bermudës?

Kjo është diçka që është dëgjuar me mijëra herë gjatë dekadave të fundit. Sipas legjendave,  më shumë se 1000 avionë dhe anije janë zhdukur  ndërsa kanë kaluar mbi zonën midis Bermudës, Porto Rikos dhe Floridës.

Realiteti, megjithatë, është se avionët kanë udhëtuar nëpër zonën misterioze për vite me radhë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht miteve. Opsioni tjetër, për më tepër është një shmangie prej 2900 kilometrash.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!