Ka rënë në prangat e policisë 55 vjeçari italian i cili gjatë një sherri ditën e djeshme ka plagosur me thikë në qafë një 38 vjeçar shqiptar.
55 vjeçari ishte arratisur në vendlindjen e tij. Sherri mes tij dhe muratorit shqiptar ka ndodhur në qendrën historike të Ravenës. Të dy ishin futur bashkë në lokalin në sheshin “Baraça” dhe aty ka nisur debati mes tyre duke diskutuar për politikë.
Duke dalë nga lokali, mekaniku nga Pulia e qëlloi shqiptarin me thikë në qafë. Më pas ai u largua me vrap, ndërsa më vonë mori një makinë për në vendlindje. 38-vjeçari shqiptar është në gjendje të rëndë për jetën në spital. /abcnews.al