Zekirija Ramadani do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Egnatias, dhe njoftimi ka ardhur pikërisht ditën e sotme, ku klubi rrogozhinas ka njofutrar dhe arritjen e marrëveshjes me teknikun e ri që do të ulet në stolin e Egnatias.
Ky i fundit vjen me një CV të pasur sidomos në Superligën e Kosovës ku ka fituar titullin kampion me Trepçe ’89, Feronikelin dhe Prishtinën, ndërsa do të provojë të bëjë mirë edhe me ekipin rrogozhinas, i cili si objektiv minimal ka mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, megjithatë ambicia është për të arritur edhe më shumë.
Ramadani do të zëvendësojë kështu Gugash Maganin të larguar pas rezultateve negative në javët e fundit.
Ja njoftimi i plotë:
Mirësevjen Zekirija RAMADANI !
Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot Trajnerin e ri të skuadrës .
I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani .
KF Egnatia !
/f.a/abcnews.al