Moti i keq nuk ka sjellë probleme të mëdha në Gjirokastër.
Deri më tani situata në të gjithë territorin e bashkisë është si më poshtë:
Rrugët në të gjitha njësitë administrative janë të kalueshme pa probleme.
Lumi Drino dhe Lumi i Kardhiqit janë në nivelin e shtratit.
Përroi i Çullos po mbahet në monitorim dhe deri tani nuk paraqet asnjë problematikë.
Prita te përroi i Ficos dhe prita te përrio i Granicës janë pa probleme. Deri më tani nuk ka probleme me energjinë elektrike në asnjë njësi. Situata në bashkitë Përmet dhe Këlcyrë është e qetë.
Vazhdojnë të bien reshje me intensitet mesatar, ndërsa Lumi Vjosa dhe përrenjtë kryesorë janë brenda shtratit të tyre me prurje minimale. Probleme në komunitet dhe infrastrukturë nuk ka pasur.