Dinamo do të përballet me Teutën ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 16:45, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të kategorisë superiore.
Në këtë përballje blutë e Bledi Shkëmbit vijnë pas humbjes turpëruese nga Laçi dhe ndaj kampionëve në fuqi do kërkojnë “autokritikën” e rezultateve negative të javëve të fundit.
Duke hedhur prapa krahëve një humbje të tillë, Shkëmbin për duelin kundër djemve të detit e “ngrohin’ rikthimet e 2 lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.
Sidibe dhe Maliqi janë dy lojtarët që janë kthyer nga dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për sfidën me durrsakët, ndërsa edhe futbollisti Gjata do të jetë nën urdhrat e Shkëmbit pas minutave të marra ndaj Laçit.
Në këtë mënyrë Dinamo do të shkojë të përballet me Teutën në “Elbasan Arena” me dy “armë” më shumë nga ku do tentohet edhe fitoja e kthesës për blutë e kryeqytetit. /f.a/abcnews.al