Reshje të dendura shiu dhe përmbytje, pezullohet lundrimi detar në Vlorë

schedule09:36 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 09:36 - 6 Dhjetor, 2021

Si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat në Vlorë.

“Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datën 06.12.2021  do të jetë  në  drejtimin jug- jugperëndim në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge  nga  1.50  deri  2.50  metra. Përmirësimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë në datën  06.12.2021/16:00“, thuhet në njoftimin e Portit të Vlorës.

Edhe Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke theksuar se moti do të jetë i keq edhe për 2 ditët në vijim.

Parashikimet e meteorologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme 5 Dhjetor deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për furtuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë  zyrtare në “Facebook”.Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, thuhet në apelin e bashkisë.

Lexo edhe: Moti i keq, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve dhe ka një apel për shoferët

Për shkak të motit të keq dhe erërave të forta, janë shkaktuar përmbytje në rrugë në disa zona të vendit si dhe ka pasur probleme me energjinë elektrike. be.k/abcnews.al