Mbrëmjen e kaluar policia ka zhvilluar një operacion në Vlorë duke goditur 3 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”. Tre persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar dy kompjutera, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër telefona celularë.
Të arrestuarit janë Aldo Malaj, Xhulio Ferati dhe Denis Biraci. Lokalet ku u kryen kontrollohen ndodhen në lagjet “Pavarësia” dhe “24 Maji”.
Të arrestuarit i vendosnin bastet përmes telefonit. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre qytetarë që u kapën mat duke plotësuar skedinat; P.C. 62 vjeç, I.J. 50 vjeç dhe A.D. 27 vjeç, banues ne Vlorë./ Abcnews.al