Fati i keq “djeg” bastexhiun në Tiranë, kapet me 50-çe në duar

schedule08:57 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 08:57 - 20 Dhjetor, 2021

Një person është arrestuar nga policia në Tiranë për vendosjen e basteve në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”.

I arrestuari është Z. T., 52 vjeç. Ai e kishte kthyer lokalin e tij në rrugën “Selman Riza” në loto për baste sportive edhe pse një gjë e tillë ndalohet me ligj.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një celular që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”./ Abcnews.al